Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit të ndodhur paraditen e së dielës në afërsi të fshatit Lin në Pogradec.
Bëhet e ditur se si pasojë e përplasjes së automjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. B. dhe automjetit tip “Volkswagen Golf”, me drejtues shtetasin N. B mbetën të lënduar dy drejtuesit e makinave dhe dy pasagjerë.
Katër të lënduarit janë duke marrë kujdes shëndetësor në Spitalin e Pogradecit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /abcnews.al/