Autobusi që ra në Lanë spostohet për hetime, Veliaj: Do ta rikthejmë si instalacion

schedule08:09 - 14 Maj, 2022

schedule 08:09 - 14 Maj, 2022

Autobusi që përfundoi në Lanë disa ditë më parë është spostuar mbrëmjen e djeshme pasi do t’i nënshtrohet ekspertizëS autoteknike. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bën të ditur se një gjë e tillë është kërkuar nga prokuroria dhe më pas do të kthehet sërish aty ku ishte si instalacion për kujdesin në qarkullim.

“Me kërkesë të prokurorisë që po heton aksidentin unik, kërkohet spostimi i mjetit për të bërë ekspertizën autoteknike në garazh/terren 🚍.

Mjeti u spostua mbrëmë! Do të rikthehet në përfundim të hetimeve po aty si instalacion për kujdesin në qarkullim.🚸

Fundjavë të mbarë!” shkruan Veliaj.

/abcnews.al