Ministri Fatmir Xhafaj nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore e morale ndaj veprimeve që ka kryer i vëllai i tij. Me këto fjalë kryeministri Edi Rama deklaron se nuk do të ketë asnjë dorëheqje të ministrit të kabinetit të tij. Në një fjalim të gjatë të mbajtur përpara grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i qeverisë përsërit kërkesën që prokuroria të veprojë menjëherë për të verifikuar materialin audio që ka publikuar Partia Demokratike, ndonëse sipas tij një agjenci e specializuar ndërkombëtare ka arritur në përfundimin se audio përgjimi nuk është autentik.
“Ministri i Brendshëm nuk do të përgjigjet, as ligjërisht as moralisht”
Kjo është përgjigja që i jep të gjithë atyre që pretendojnë largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Përpara grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama argumenton vendimin e tij.
Edi Rama: “Nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve po jo t’i kërcasim dhëmbët orgneve të drejtësisë kur secili prej ne vihet në akuzë prej tyre. Akuzat sot ndaj minsitrit të Brendshëm nuk vijnë nga organi i drejtësisë, dhe nuk kanë lidhje me të drjetën si vlerë po as mund të neglizhohen si shumë e për lumë, akuza që na bëhen përditë dhe as mund të lihen vetëm me sqarimet e radhës. Sepse tanimë në majën e thikës së tyre qëndron një material konkret për të cilin dikush do të përgjigjet, jo me fjalë por me burg”.
Këtë material audio, kryeministri Edi Rama ua dërgoi një agjencie të specializuar ndërkombëtare. Përgjigja e të cilës i dha mundësinë t’i thotë shqiptarëve se pretendimet e vulëhumbërve sicc e emërton ai opozitën, janë një arsye tjetër që rrëzon kërkesën e tyre për dorëheqjen e ministrit Xhafaj.
Edi Rama: “Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një ndër laboratorët më seriozë të botës, mua ajo përgjigje më mjafton. Po bëj një parantezë, jo për të bërtitur montazh-montazh. Po më mjafton për t’iu thënë juve se nuk jemi përpara një akti kompromentues të ministrit të Brendshëm po akti mashtrimi të një materiali autentik përmes të cilit synohet destabilizimi i qeverisjes dhe shkatërrimi i segmentit të fundit për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE. Një overdozë balte për të mbajtur të motiuar deputetë në Europë që të bien ndesh çeljes së negociatave me Shqipërinë, duke i treguar të tjerëve se çfarë hataje ka ndodhur në Shqipëri”.
Me shprehjen e përsëritur disa herë gjatë fjalimit mbi 60 minuta, “Ne nuk jemi si ata”, kryeministri Rama kërkon që të bëhet drejtësi.
Edi Rama: “Kjo është një maskaradë e mirëfilltë destabilizuese e vënë në skenë për t’i thënë Europës se ky është një vend ku ministria e Brendshme është vetë organizata mëmë e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, dhe për tu thënë shqiptarëve sa të jetë Edi Rama në qeveri minsitrat e brendshëm do të jenë eksponentë të lartë t botës së krimit global. Dhe si e tillë maskarada kësaj here meriton një përgjigje të qartë në rrafshin politik, po dhe shembullore në rrafshin e hetimit dhe ndëshkimit penal”.
Sa i përket ulurimave të opozitës tha ai, ministri Xhafaj nuk mund të ndëshkohet për gabimet e të vëllait maxhoren.
Edi Rama: “Unë s’i kam parë të lidhura këto gjëra. Në këtë sistem çdokush mbi 18 vjeç lidhet me këmbët e veta. Më herët s’ka patur asnjë dyshim që lidhte këto dy vepra. Sot unë s’kam ç’shtoj”.
Ky mendim personal, por edhe reagimet në rrjetet sociale e kanë bërë të rimendojë vendimin e tij.
Optimizmin se më mirë do të bëhet nuk ia dhanë vetëm reagimet qytetare në rrjetet sociale, por edhe presidenti i Francës Emanuel Makron. Jo për Fatmir Xhafajn por për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Kaq kishte për të thënë Edi Rama për ccështjen më të nxehtë të ditëve të fundit. I takon organeve të drejtësisë të thonë fjalën e fundit për pastërtinë apo jo të figurës së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj./abcnews.al