“Audi” përplaset me kamionçinën në aksin Lezhë-Shkodër, një i plagosur

schedule11:19 - 31 Janar, 2023

schedule 11:19 - 31 Janar, 2023

Një aksident është regjistruar në superstradën Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur Ura e Muratit në Balldre. Një autoveturë tip Audi, duke tentuar të dalë në rrugën kryesore është përplasur nga një kamionçinë. Për pasojë ka mbetur i lënduar pasagjeri që ndodhej në makinën Audi.

Ai është transportuar për në spitalin e Lezhës ku po merr dhe mjekimin e nevojshëm. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e plota të këtij aksidenti.

/abcnews.al