Aubameyang: Të luaja ndaj Milan ishte e mrekullueshme, Leao është mbreslënës

schedule14:10 - 6 Tetor, 2022

schedule 14:10 - 6 Tetor, 2022

Chelsea mori një fitore të rëndësishme në ndeshjen e 3-të të fazës së grupeve në Champions League, teksa mbrëmjen e djeshme në “Stamford Bridge” mposhti Milan 3-0.

Kjo është edhe 3 pikëshi i parë në fazën e grupeve, teksa pas ndeshjes, Aubameyang theksoi se ky triumf ishte shumë i rëndësishëm për skuadrën.

Ish-sulmuesi i Barçës gjithashtu deklaroi se të luante ndaj ish-skuadrës së tij ishte një ndjenjë e veçantë, ndërkohë nuk kurseu edhe lëvdatat për yllin e kuqezinjëve, Rafael Leaon.

“Ishte vërtet e veçantë kundër ish-skuadrës time, jam shumë i lumtur. Ne kishim nevojë për një reagim, veçanërisht para tifozëve tanë dhe jemi të kënaqur me tre pikët.

Për mua ishte e mrekullueshme, kam dashur të luaj kundër Milanit për një kohë të gjatë dhe dje më në fund ndodhi. Është gjithmonë kënaqësi dhe jam shumë i lumtur.

Leao është një lojtar i jashtëzakonshëm, me të vërtetë mbresëlënës. Ai është shumë i shpejtë, i fuqishëm, ai mund të bëjë diferencën në çdo kohë. Nuk ka asgjë tjetër për të thënë përveç se ai është i pabesueshëm”, ka deklaruar Aubameynag. /f.a/abcnews.al