Aubameyang gati të rikthehet në Barcelonë

schedule11:21 - 22 Mars, 2023

schedule 11:21 - 22 Mars, 2023

Nga një i transferuar për të qenë titullar për sulmin, Aubameyang u shndërrua në një tepricë për Chelsea.

Sipas mediave spanjolle, lojtari shfrytëzoi “El Clasicon” në fundjavë në Camp Nou për të zbuluar edhe një herë lidhjen e tij me klubin dhe tifozët e Barcelonës.

“Sport” raporton se Aubameyang është i gatshëm të rikthehet te Barcelona me pagë më të ulët, duke marrë parasysh edhe nivelin ekonomik të klubit për shkak të borxheve dhe nevojës për të ulur faturat e pagave./ h.ll/abcnews.al