“Aty ku nisi gjithçka”, Alketa Vejsiu i rikthehet dashurisë së vjetër

schedule22:36 - 22 Prill, 2021

schedule 22:36 - 22 Prill, 2021

Sot është një ndër moderatoret më të suksesshme, fama e së cilës ka tejkaluar kufijtë shqiptarë. Alketa Vejsiu u bë e njohur për fqinjët, pas pjesëmarrjes në Festivalin e Sanremo-s. Për ata që nuk e dinë, karriera e saj ka nisur nga Top Albania Radio, për t’u bërë më pas një ndër figurat më të rëndësishme të ekranit.

Pas kaq shumë vitesh, moderatorja ka vendosur t’i rikthehet dashurisë së vjetër. Përmes një postimi në rrjete sociale, Vejsiu ka zbuluar se tashmë do të drejtojë një emision radiofonik. “Çdo të premte ora 19:99 në @klanradio. “Më duaj me këngën tënde” me mua Alketën!

 

Frekuenca 92.9 FM Na dëgjoni në Radion Kombëtare Klan nga çdo cep i Shqipërisë dhe Live përmes Aplikacionit “Klani Im”, Live nga çdo vend i botës! Super Muzikë premtoj. Rikthim në kutinë magjike aty ku nisi gjithçka.”, ka shkruar moderatorja krahas fotos që ka publikuar.

/abcnews.al