Atentati në Vlorë/ Pistat: Alushaj, pronar i guroreje, po ngrinte pallat

schedule13:11 - 24 Nëntor, 2018

schedule 13:11 - 24 Nëntor, 2018

Një ditë pas atentatit me tritol në Vlorë ku mbeti i plagosur biznesmeni Agron Alushaj policia ka shoqëruar disa persona. Ende nuk ka një autor të dyshuar për ngjarjen. 48 vjeçari rezulton pronar i një guroreje dhe ishte duke ngritur një pallat në Vlorë.

Disa persona u shoqëruan nga policia e Vlorës pas atentatit me eksploziv ndaj biznesmenit Agron Alushaj.

Burime për ABC News thanë se janë marrë në pyetje dëshmitarë në vendngjarje në momentin kur ndodhi shpërthimi. Ende nuk ka të arrestuar. Një pistë është ajo e konkurrencës, pasi 48 vjeçari rezulton pronar i një guroreje në fshatin Drashovicë të Vlorës.

Burime nga policia bëjnë me dije se Alushaj ishte në hapat e parë për ngritjen e një pallati në qytetin bregdetar.

Këto janë dy pistat që po heton policia. Nga këta të fundit konfirmohet se 48 vjeçari nuk është person me precedentë penalë.

Shpërthimi i të premtes ka qenë i telekomanduar dhe mendohet se Agron Alushaj ishte nën vëzhgim nga persona të tjerë, të cilët i vendosen lëndën eksplovie në automjetin e tij tip Benz.

Shënjestra e atentatit mbeti i dëmtuar në të dyja këmbët. Pasi mori ndihmën në spitalin rajonal të Vlorës 48 vjeçari u transportua në kryeqytet për një mjekim me të specializuar.

Makina e Agron Alushajt shpërtheu në momentin kur po dilte nga një lavazh në hyrje të qytetit të Vlorës. Ngjarja ndodhi të premten rreth orës 16:35. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!