Grupi hetimor në Prokurorinë e Vlorës për atentatin ndaj Hajrullaut dyshon se ngjarja është hakmarrje pas grabitjes së një sasie droge në Itali disa kohë më parë. Kjo është një nga pistat e hetimit, pa përjashtuar edhe përplasjet e tjera të të riut me grupe rivale në Vlorë.
Atentati me eksploziv i ndodhur te hënën në qytetin e Vlorës, ndaj 25-veçarit Ines Hajrullau, dyshohet se ka ndodhur si hakmarrje pas grabitjes se një sasie droge pak kohë më parë në shtetin Italian.
Kjo është pista më e fundit e prokurorisë se qytetit bregdetar për hetimin e ngjarjes së të hënës. Burimet nga akuza thanë për Abc News se 25-vjeçari dyshohet se i kishte vjedhur një sasi të konsiderueshme lënde narkotike një grupi rival në jug të Italisë. Në këto kushte, pohojnë burimet, do tu kërkohet më shumë informacion homologëve italianë për Hajrullaun, pasi dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje edhe me trafikun ndërkombëtar të drogës.
Ndërkohë, pista e dytë e policisë dhe e prokurorisë lidhet me të shkuarën e Ines Hajrullaut. 25-vjeçari nuk është një emër i panjohur për uniformat blu. Ai ka qenë një person me precendentë të theksuar penal, si edhe i dënuar më parë për disa vepra në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike. Prokuroria e Vlorës nuk ka përjashtuar asnjë nga këto dy pista në hetimet për ngjarjen. 25-vjeçari dyshohet se ka qenë i implikuar në disa aktivitete kriminale të ndodhura brenda dhe jashtë vendit.
Pas shpërthimit të automjetit në lagjen “Hajro Çakërri”, policia i komunikoi arrestin të riun, pasi në atumjetin e tij u gjet një pistoletë tip “Glock”, me fishekë në fole dhe 17 të tjerë në krëhër./abcnews.al
https://youtu.be/zDxSTUXeFsQ