Atentati në Vlorë, autori me kapuç, hodhi bombën e lidhur me celular 15 minuta para shpërthimit

schedule09:33 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 09:33 - 20 Dhjetor, 2021

Detaje të reja janë mësuar nga atentati me eksploziv që ndodhi një ditë më parë në Vlorë ku mbeti i plagosur 33-vjeçari Indrit Sadetini.

Burime bëjnë me dije për ABC se nga kamerat e sigurisë të bizneseve në afërsi të garazhit ku ndodhi shpërthimi kanë pikasur atentatorin i cili 15 minuta para se të ndodhte shpërthimi ka kaluar aty pranë me një kapuç në kokë dhe ka hedhur një pako duke e mbuluar me letër që të mos binte në sy. Atentatori ka qenë në distancë kur e ka shtypur butonin ndërsa bomba ka qenë e lidhur me telefon.

Më pas ai është larguar i qetë në këmbë. Në momentin që 33-vjeçari Indrit Sadedini ka dalë nga garazhi sapo ka shkelur pranë lëndës plasëse ajo ka shpërthyer duke i dëmtuar rëndë të dyja këmbët. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

ABC mëson se po hetohet e kaluara e tij edhe jashtë vendit ku ka jetuar për disa kohë. Nga sa mësohet i riu nuk ka qenë i dënuar por ka disa precedentë të mëparshëm për shkak të përfshirjes në disa konflikte me persona të tjerë.

33-vjeçari është dërguar drejt Tiranës për një ndihmë të specializuar mjekësore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa dyshohet se si pasojë e shpërthimit ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!