Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati në Sarandë, 73-vjeçari që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

schedule12:19 - 20 Shtator, 2026

schedule 12:19 - 20 Shtator, 2026

Me motor dhe skafandra në kokë, dy persona hapën zjarr në mes të Sarandës, duke lënë të vrarë Artan Myrtajn, 44 vjeç, i njohur edhe si “Tani Ruzhdiut”.

Atentati ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit të së dielës në qendër të qytetit, në zonën e quajtur ish-agjencia.

Autorët, të cilët lëviznin me motor, qëlluan me armë zjarri në drejtim të Myrtajt dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç.

Skëndaj gjendej i ulur në një kafë përballë vendit të ngjarjes. Plumbi ka përshkuar xhamin e dritares dhe e ka goditur.

73-vjeçari Xhevdet Skëndaj, është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Skëndaj ka marrë një plumb në gjymtyrët e poshtme. Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, ai do të vijojë trajtimin në Spitalin e Traumës në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!