Atentati në Elbasan, Hoxha: Ajo që ndodhi sot, kronikë e paralajmëruar

schedule18:39 - 8 Qershor, 2020

schedule 18:39 - 8 Qershor, 2020

Ardjan Çapjas, mëngjesin e kësaj të hëne, iu bë atentat. 55-vjeçari mori një plumb në shpatullën e majtë, ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës ku i eshte nënshtruar një operacioni.

Gazetari Artan Hoxha në studion e “ABC News” tha për gazetarin Endri Xhafo se aftësitë që kanë për të korruptuar njerezit e drejtesise dhe te pushtetit, i bëjnë këto grupe të fuqishme.

“Problem i madh në Elbasan është se aty veprojnë shumë grupe kriminale, të cilat bashkëpunojnë ose rivalizojnë njëri-tjetrin. Janë grupe të krimit të organizuar që kanë fuqi të madhe ekonomike, burimet shumë njerëzore, kanë logjistike dhe lidhjet e duhura politike që i ndihmojnë, të korruptojnë shtetin dhe të jenë të fuqishëm.
Ai që njihet si klani Çela, nuk ka organizim fisnor por kryesisht lidhje shoqërore dhe miqësore.

Ndërkohë Çapjat kanë një strukturë të fortë fisnore, që i bënë të fortë dhe të kenë vazhdimisht pranë njerëz të devotshëm, të gatshëm të sakrifikojnë dhe luftojnë për ta. Çapjat kanë një histori të gjatë prej dy dekadash.

Kanë fituar shumë beteja dhe përballje me rivalët, por tashmë janë nën një sulm intensiv. Këto grupe janë përfshire edhe ne zgjedhjet lokale dhe parlamentare, duke dëshmuar se kane lidhje te forta politike. Zgjedhjet në Elbasan i kam ndjekur gjate viteve te fundit.

Këto grupe jane perfshire ne afera elektorale, gjë e cila u ka dhënë mbrojtje dhe imunitet nga veprimet e agjensive te zbatimit te ligjit. Duke patur parasysh qe të gjitha degëzimet në Shqipëri të çojnë në Elbasan, kjo gje e ka bere shume te rendësishëm për boten e krimit në këtë qytet”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai theksoi se kriminaliteti nuk ka ngjyre, krimi bëhet me atë që i ofron bashkëpunim, mbrojtje dhe mundësinë për të bërë para.

“Çapjat kanë treguar në të kaluarën se kanë ekzekutuar të gjithë grupin që i kanë vrarë vëllain. Gentian dhe Nezir Beqiri janë ekzekutuar ndërsa ishin në arrest shtëpiak dhe ruheshin me dy policë tek dera.

OFL që nisi në 3 shkurt, në ditën e dytë të punës dërgoi formularin Çapjas që nuk është i dënuar zyrtarisht për asgjë.
Ajo që po ndodh në Elbasan është thjesht një kronikë e paralajmëruar prej kohësh, është seri e radhës që për sa kohë nuk do të ndërhyhet seriozisht konflikti do të vazhdojë me eliminime të tjera.

Problem i madh për hetimin është se Çapjat nuk kanë vetëm 1 konflikt, por kanë disa. Kjo histori do të vazhdojë.

Elbasani është një nyje strategjike për krimin, prokurorët dhe drejtorët e policisë e ndjejnë këtë. Elbasani është një qytet ku qytetarët shohin hallin e tyre, dhe nuk i mbeshtetin asnje nga grupet kriminale.

Kriminaliteti nuk ka ngjyrë, ai bëhet me ato që i ofron mundësinë për të bërë para.”, tha Hoxha./abcnews.al