Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati ndaj Trump, dorëhiqet drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan

schedule16:43 - 23 Korrik, 2024

schedule 16:43 - 23 Korrik, 2024

Drejtoresha e Shërbimit Sekret Amerikan, Kimberly Cheatle, ka dhënë dorëheqjen e saj për shkak të dështimit të sigurisë në me atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Dorëheqja vjen ndërsa ligjvënësit dhe një mbikëqyrës i brendshëm i qeverisë ecin përpara me hetimet lidhur me atentatin ndaj ish presidentit Trump, shkruan CNN.

Cheatle mori vendimin, e vënë nën presion nga thirrjet e vazhdueshme në Kongres për dorëheqjen e saj dhe përpjekja nga ligjvënësit republikanë për ta fajësuar.



Ligjvënësit u zemëruan akoma më shumë pas dëshmisë publike para Komisionit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të hënën, ku ajo nuk ishte e gatshme t’u përgjigjej shumë prej pyetjeve të komisionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!