Atentati ndaj të riut në Vlorë, shoqërohen 7 persona, autorët qëlluan mbi 15 herë

schedule08:01 - 6 Mars, 2022

schedule 08:01 - 6 Mars, 2022

VLORË – Detaje të tjera kanë dalë pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Vlorës. Raportohet se policia ka shoqëruar 7 persona të cilët mësohet se kanë qenë dëshmitarë dhe prezent në lokalin ku ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Në drejtim të 33 vjeçarit, Romeo Meçaj është qëlluar të paktën 15 herë me breshëri, por fatmirësisht edhe pse i plagosur ai ka shpëtuar nga vdekja. Në këtë atentat mësohet se kanë marrë pjesë më shumë se dy persona.

Autorët duket se e kanë ruajtur Meçajn pasi ishin fshehur pranë pallatit të sportit dhe e dinin për lëvizjet e 33-vjeçarit. Policia nga ana tjetër ka sekuestruar kamerat e sigurisë.

Makina e autorëve Volswagen e  gjetur e djegur pas tentativës së vrasjes është e vjedhur. Brenda makinës janë gjetur edhe 2 armë të tipit kallashnikov.

33 vjeçari njihet si person që punonte me skaf gjatë sezonit turistik dhe sipas burimeve nuk ka rezultuar person me precedentë penalë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!