Atentati ndaj Roan Brahimit në Greqi, flasin dëshmitarët: Të tronditur, në motor ishin dy persona

schedule22:34 - 9 Maj, 2024

schedule 22:34 - 9 Maj, 2024

32-vjeçari shqiptar Roan Brahimi mbeti i vrarë pas një atentati që iu bë këtë të enjte në Greqi. 32-vjeçari ndodhej në automjet bashkë me bashkëshorten e tij Katerina Beqo, e cila mbeti e plagosur pas të shtënave me armë.

Sipas burimeve policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve, ndërsa në momentin kur ka ndaluar makinën autorët kanë qëlluar në drejtim të tyre.

Dëshmitarët që janë gjendur në vendin e ngjarjes, kanë thënë se kanë dëgjuar të shtënat dhe se në ato moment fëmijët ishin duke luajtur.

Lajmërova menjëherë policinë, pashë që ishte një motoçikletë në të cilën ndodheshin dy persona.

“U qëlluan teksa po mernin fëmijët e tyre”, ka treguar një tjetër dëshmitar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!