Atentati me tre vitkima në maj të 2016 do të rihetohet

schedule15:14 - 21 Dhjetor, 2017

schedule 15:14 - 21 Dhjetor, 2017

Asgjë nuk është bërë për zbardhjen e atentatit me tre të vdekur një vit më parë në Vlorë. Prokuroria e Vlorës vendosi të rikthejë dosjen për vrasjen e Ilir Deromenës në polici, për hetime dhe gjetje provash të reja.

Prokuroria e Vlorës shpalli pezullimin e çështjes, dhe me anë të një shkrese riktheu dosjen për hetime të mëtejshme në polici.

Bëhet fjalë për ngjarjen kriminale në 24 Korrik të vitit 2016 në lagjen “Partizani” në Vlorë.

Aty u vra Ilir Deromenaj, i cili ishte shënjestra e atentatit. Kurse viktimë e rastësishme ishte Dhimitër Cani.

Një javë më pas në siptal në Tiranë ndërroi jetë edhe Krenar Runaj.

Autorët zbritën nga një makinë tip fuoristradë dhe qëlluan me breshëri në drejtim të një tavolinë në lokal Eurolloto, ku ishte ulur Ilir Deromenaj.

Autorët arritën të largoheshin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe makinën e tyre e dogjën në rrugën nacionale Vlorë Drashovicë në afërsi të fshatit Alikoke.

Në atë kohë supozohej se autorët ishin tre vetë. Por prokuroria duket se ka gjetur mangësi në dosjen e policisë dhe pezulloi veprimet për të, duke e rikthyer edhe njëherë në vendin ku është hartuar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!