Indrit Sadedini 33-vjeç është personi që ka mbetur i plagosur nga atentati me eksploziv që ka tronditur Vlorën pasditen e sotme.
Ai është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa nuk dihet ende identiteti i autorit.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. /Abcnews.al