Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën Vlore-Fier, viktimë ka mbetur Kristian Marku në afërsi të fshatit Novoselë.
30-vjecari po udhëtonte nga fieri drejt Vlorës me një automjet tip “volswagen”, nga krahu I djathte I pasagjerit drejt tij teksa ishte ne ecje rezulton të jetë qëlluar disa here dhe automjeti ka ecur mbi 400 meter ne autostrade teksa është përplasur disa here. Viktima ka marre dy plumba ne trup, ndërsa ne vendngjarje jane gjetur 10 gëzhoja.
Nga hetimet dyshohet se kanë qenë 3 autorë qe kane marre pjese ne atentat dhe kanë përdorur një makinë tip “golf”, të cilën e kanë djegur rreth nje kilometra larg vendit të krimit. Ata dyshohet se mund të jenë larguar drejt Fierit duke përdorur rreth rrotullimin e Panajasë. Kontrolle janë ushtruat në fshatrat përreth ngjarjes, po ashtu janë marre dhe kamerat e karburantit aty pranë si dhe përgjatë autostradës në Vlorë.
Por kush është viktima e atentatit ne Vlore?
Kristian Marku alias Kristi Bardhi ka pasur precedente penale, ai është nga Mirdita dhe rezulton të jetë nipi i Martin Bardhit të vrarë në Rëshen, në shtator të vitit 2023 teksa po pinte kafe ne lokalin ne pronësi te tij. 30-vjeçari dyshohet të jetë autor në ngjarjen e 26 marsit 2023 të ndodhur në Rrëshen, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të Saimir Reçit.
Ai akuzohej për veprat penale “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajta pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, por nuk u arrit të provohet përfshirja e tij në këtë ngjarje dhe arriti të fitojë lirinë.
/abcnews.al/