Atentat në Vlorë, vritet pronari i një lokali nga persona të paidentifikuar

schedule08:39 - 5 Qershor, 2018

schedule 08:39 - 5 Qershor, 2018

Një biznesmen kafeje është ekzekutuar në një atentat të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në Vlorë. Viktima, Vasil Dervishaj është ekzekutuar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja është shënuar në zonën e njohur si ish kombinati i peshkut, ose lagjja “Pavarësia”.

Viktima ishte me një Ford me targa italiane dhe mendohet se është qëlluar pranë derës së makinës. Xhami i parmë dhe xhamat e pasagjerit janë thyer.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit. Zyrtarisht policia rezervohet të japë detaje, por burimet thonë se kemi të bëjmë me një pritë. Viktima mendohet se ka shkuar të qëllojë me armë një person tjetër. Ky i fundit dyshohet se ka qenë vetë i dytë. Në momentin që ka pikasur Dervishajn që mbante një shotgun në dorë e ka qëlluar me breshëri, duke e lënë të vdekur. Më pas mendohet se autorët e krimit janë larguar me një automjet tip Benz me portobagazh ngjyrë e zezë.

Një nga pistat e hetimit është ndonje hasmëri e mundshme, por nuk përjashtohet dhe pista për prishje në pazare droge.

Zona ku ka ndodhur atentati ka qenë e pandriçuar dhe errësira ka favorizuar autorët të kryejnë vrasje dhe të arrijnë të largohen. Vasil Dervishaj mësohet se është babai i një fëmije të mitur. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!