Një breshëri plumbash është derdhur drejt makinës së një të riu në Korçë. Ngjarja e ndodhur rreth mesnatës së kaluar, pati shënjestër sipas policisë, 29-vjeçarin Mateos Aliko. Dyshohet se kanë qenë dy autorë, të cilët kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi në drejtim të mjetit “Tuareg”, i parkuar.
Pronari i mjetit, Mateos Aliko, me precedentë penalë, nuk ka qenë brenda në makinë. Së bashku me një tjetër person, 29-vjeçari ishte pak metra larg makinës kur ndodhi ngjarja.
Por me të nisur të shtënat, Aliko është larguar me vrap drejt banesës për të marrë një armë, ndërkaq autorët ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Shënjestra atentatit kishte dalë prej pak muajsh nga burgu. Mateos Aliko ishte dënuar me 7 vite ,për një grabitje me plagosje në vitin 2008, në një pikë bixhozi që ndodhej në rrugën Dishnicë-Korçë./abcnews.al