Atentat me kallashnikovi ndaj një personi në Fier, mbetet i plagosur rëndë

schedule21:06 - 23 Tetor, 2021

schedule 21:06 - 23 Tetor, 2021

FIER- Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në qytetin e Fieri. Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare.  Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë por është raportuar për breshëri të shtënash.

ABC mëson se i vrari i cili ka ndërruar jetë në spital është rreth 50-vjeç. Ndaj tij është qëlluar me kallashnikov, teksa  ndodhej brenda një makine tip “Audi” të parkuar anash rrugës. Vetëm pak minuta pas ngjarjes një makinë është gjetur pranë “By Pass-it” të Fieri, që dyshohet të jetë e autorëve.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të asaj se çfarë ka ndodhur./abcnews.al/