Atentat mafioz biznesmenit të kafesë në Vlorë

schedule10:56 - 5 Qershor, 2018

schedule 10:56 - 5 Qershor, 2018

Një nga autorët e vrasjes së biznesmenit në Vlorë, dyshohet se është mes të shoqëruarve në komisariatin e qytetit. 29-vjeçari Vasil Dervishaj, u qëllua për vdekje me armë zjarri, pranë shtëpisë së tij në Vlorë. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës, pasi viktima rezulton i dënuar më herët për narkotrafik.

Për vrasjen e Vasil Dervishaj në Vlorë janë shoqëruar disa vetë në komisariat. Burime nga policia thonë se mes këtyre personave dyshohet se është një nga autorët e dyshuar të krimit.

29-vjeçari Dervishaj ndodhej në makinën e tij kur u qëllua me breshëri kallashnikovi në lagjen “Pavarësia” të Vlorës nga persona ende të paidentifikuar.

Ashtu me plagë në trup ka arritur të dalë nga mjeti tip Ford me targa italiane. Por atentatorët nuk ikën pa u siguruar se 29-vjeçari kishte vdekur.

Ndaj njëri prej tyre dyshohet se e ka qëlluar sërish me pistoletë në kokë dhe për pasojë, biznesmeni i kafesë ndërroi jetë.

Më pas autorët mendohet të jenë larguar me një mjet tip Benz nga vendi i krimit, duke përfituar nga errësira dhe rruga e pandriçuar në atë zonë. Rreth 30 metra larg nga aty është gjetur një arme tip automatik. Nuk dihet ende kujt i përket kjo armë.

Policia ka ngritur grupe kontrolli për të arrestuar vrasesit. Blutë e Vlorës shoqëruan banorët dhe të afërm të viktimes për t’i marrë në pyetje.

Një nga pistat e hetimit është ndonjë hasmëri apo pazare droge.

Dervishaj rezulton i dënuar më herët për trafik droge dhe dyshohet se i ka njohur edhe autorët.

Mësohet se vëllai i viktimës Derlin Dervishaj është arrestuar në vitin 2008  pasi kishte vrarë një vajzë të ashtëquajtur Stela në 2005. Autori ka pranuar krimin dhe është dënuar me 8 vite dhe 4 muaj burg.

Në këtë lagje Pavarësia të Vlorës Vasil Dervishaj ka dhe shtëpinë. Viktima është babai i një fëmije të mitur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!