Asnjë viktimë, vetëm 9 raste të reja me Covid në Kosovë

schedule15:07 - 30 Qershor, 2021

schedule 15:07 - 30 Qershor, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk ka humbur jetën asnjë person nga Covid dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 9 raste të reja.

Në orët e fundit betejën me Covid  e kanë fituar 8 qytetarë.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë dhënë 7.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 179.029 doza të vaksinës.

Ndërkohë tashmë numri i përgjithshëm i qytetarëve që kanë fituar betejën me Covid janë 105 333 dhe pacientë aktiv me Covid janë 167 persona. /abcnews.al