Asnjë viktimë dhe vetëm 1 rast me Covid në Kosovë

schedule15:03 - 18 Tetor, 2021

schedule 15:03 - 18 Tetor, 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.  Ndërsa, pas një kohe të gjatë, Kosova ka regjistruar vetëm 1 rast të ri të infektuar me virus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 1 mijë e 419 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv në COVID-19.

Sot janë shëruar 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

18 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.419 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936.