Asnjë viktimë, 12 raste të reja me Covid në Kosovë

schedule15:23 - 11 Korrik, 2021

schedule 15:23 - 11 Korrik, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit asnjë person nuk ka humbur jetën nga Covid, ndërsa janë konfirmuar të infektuar 12 raste të reja nga 1 898 testime.

Ministria bën me dije se betejën me Covid në orët e fundit e kanë fituar 13 persona, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 133.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës. Deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.457./abcnews.al