Në zgjedhjet e 21 majit të zhvilluara një ditë më parë në Greqi, asnjë nga 7 kandidatët shqiptarë nuk kanë arritur që të sigurojnë një mandat deputeti.
Gazetari Artur Bibe në një prononcim për ABC News nga Greqia, thekson se është për të ardhur keq sesi përfaqësimi i shqiptarëve në Greqi nuk është në nivelin e duhur.
Sipas tij nëse të dhënat e deri tanishme për pjesëmarrjen në zgjedhje për qeverinë e re greke, kanë marrë pjesë vetëm 8 mijë shqiptar nga mbi 126 mijë shqiptarë që janë në të gjithë Greqinë.
“Emigrantët shqiptarë kanë një problem me përfaqësimin e tyre në Greqi. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë përfaqësim të keq, ato që e përfaqësojnë emigracionin e kanë humbur masën dhe mbrojtjen. Është e rëndësishme që shqiptarët të përfaqësohen nga persona që e duan Shqipërinë dhe Greqinë dhe jo të politizojnë gjendjen. Përfaqësimi i Emigracionit është shumë i ulët, ndaj edhe numërimi i votës tregoi shumë pak, dhe nëse do të jetë votë shqiptare janë vetëm 8 mijë vita. Nuk duhet të ishte kaq. Duhet patjetër një zë në parlamentin grek për ti dhënë një zë dhe vend shqiptarëve në Kuvend që do të lehtësonte procedurat për marrjen e shtetësisë”, ka thënë ai.
Ndërkaq ai thekson se pas takimit që Mitsotakis ka pasur me presidenten ka kërkuar që raundi I dytë i zgjedhjeve të jetë me 25 qershor, por akoma nuk ka një vendim nëse do të pranohet apo do të ngelet data 2 korrik për këtë raund. /abcnews.al