Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Asistenti personal i Trump, pozitiv për koronavirusin

schedule13:34 - 4 Tetor, 2020

schedule 13:34 - 4 Tetor, 2020

Një nga ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë që punon më afër Presidentit Donald Trump ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Lajmin e  konfirmoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN.

Nicholas Luna, asistent i Presidentit, ka si detyrë kryesore që të shoqërojë Presidentin gjatë gjithë ditës dhe natës.

Kjo lloj detyre ka bërë që ai të jetë shumë afër me Trump, i cili njoftoi mëngjesin e së premtes se ai dhe zonja e parë Melania Trump kishin rezultuar pozitivë për koronavirusin./



Detyrat e Luna variojnë nga trajtimi i letrave të presidentit dhe teksteve të fjalimeve deri te të qenit i gatshëm për gjithçka, nga librat e informimit te stilolapsat për autografët.

Bloomberg ishte i pari që raportoi testin pozitiv të Luna-s ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk dha asnjë koment. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!