Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Ashpërsohet retorika për targat, Vuçiç thotë se nuk do të heqin dorë nga ato “KM”

schedule18:30 - 14 Shtator, 2022

schedule 18:30 - 14 Shtator, 2022

Presidenti serb Aleksandar Vuciç, që po e përcjell me vëmendje sa serbë po i binden vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’u pajisur me targa RKS, nuk po jep shenja se do t’i shtyjë serbët e Kosovës që t’i pranojnë ato.

 “Nuk do të tërhiqemi. Ne nuk do të tërhiqemi as me targat KM. Targat KM, sikurse edhe kartat e identitetit të Serbisë në Kosovë, janë dëshmi për ne që shteti i Serbisë është ende i pranishëm në Kosovë. Për ne është një gjë mjaft e vlefshme që të mund të themi se Kosova është pjesë e Serbisë. Kjo është esenca,”  u shpreh ai.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar që qarkullimi ndërmjet dy vendeve të bëhet me letërnjoftime, por s’ka pasur marrëveshje për targat. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!