Asani vjen me gola/ Ylli i Kombëtares vendimtar në kualifikimin e ekipit

schedule12:32 - 13 Mars, 2025

schedule 12:32 - 13 Mars, 2025

Nuk është vetëm Mirlind Daku.

Edhe një yll tjetër i Kombëtares shqiptare po shkëlqen fort, e madje është më i miri atje ku luan.

Jasir Asani u tregua edhe një herë I jashtëzakonshëm me dy gola për ekipin e tij, Kuangju, duke qenë protagonisti kryesor në kualifikimin për në çerekfinale të Championsit të Azisë.

Njëzetenëntëvjeçari ishte më I miri ndërsa koreanojugorët përmbysën humbjen 0-2 të pësuar në ndeshjen e parë ndaj ekipit japonez, Visel Kobe.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 18-të, ndërsa pesë minuta para fundit Asani realizoi saktë penalltinë për ta dërguar duelin në shtesë. Goli I tij I dytë ishte jo vetëm spektakolar, por edhe në një moment-kyç, pasi shqiptari shënoi dy minuta para përfundimit të shtesave, ndërsa të gjithë po bëheshin gati për gjuajtjet e 11-metërshave.

Ylli kuqezi vazhdon të jetë shënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve të Azisë, me 9 gola në 9 ndeshje, po aq sa braziliani Anderson Lopes.

Legjenda Kristiano Ronaldo është dy gola pas tij, me 7.

Çerekfinalet e Championsit në kontinentin më të madh të botës janë në program në 25 dhe 26 prill, ndërsa shorti do të hidhet në 14 mars.

Asani është shënuesi I dytë më I mirë edhe I Ligës së Parë të Koresë së Jugut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!