Artistët në protestë, SHBA dhe BE në zyrën e kryeministrit Rama

schedule17:44 - 20 Maj, 2020

schedule 17:44 - 20 Maj, 2020

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim këtë të martë është takuar sërish me kryeministrin Edi Rama.

Burime për Abc News bëjnë me dije se ambasadorja Kim ka shkuar në Kryeministri për të zhvilluar një takim me numrin një të maxhorancës. Ndërkohë mësohet se ky është një takim në kuadër të zhvillimeve të fundit në vendin tonë.

Gjithashtu përveç ambasadores amerikane në zyrën e kryeministrit Rama janë edhe ambasadori i BE Luigi Soreca dhe amsadori gjerman Peter Zingraf.

Kim ishte edhe dje në Kryeministri, dhe zbuloi se kishin diskutuar lidhur me zhvillimet në vend dhe Reformën Zgjedhore./abcnews.al