Artistët janë mbledhur pasditen e të hënës për të artikuluar kundërshtitë e tyre për projektin e Teatrit të ri Kombëtar. Emra të njohur të skenës e ekranit, kërkojnë që Teatri të ndërtohet nga shteti, e të jetë në funksion të artit.
Janë mbledhur t’i thonë kryeministrit Edi Rama ato që ai refuzoi t’i dëgjojë në takimin e fundit. Aktorit Robert Ndrenika i ka pëlqyer projekti në vija të përgjithshme, por kjo nuk mjafton sipas tij. Zërin kundër e ngre me forcë me mënyrën se si do të ndërtohet. Sipas Ndrenikës duhet ta ndërtojë shteti teatrin jo private.
Të shqetësuar për projektin shprehen edhe njerëz të njohur të skenës dhe artit.
Gjithçka duan këta artistë është të sqarohen fillimisht se cfarë planifikon qeveria me projektin e ri dhe të marrë parasysh edhe kërkesën e tyre që teatri që të funksionojë si i tillë nuk mund të rrethohet nga kulla biznesi. /abcnews.al