Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Arsenali i pandalshëm në Premier League, City “show” me Haaland e Alvarez

schedule22:23 - 31 Gusht, 2022

schedule 22:23 - 31 Gusht, 2022

Arsenali nuk di të ndalet në Premier League, ndërkohë Manchester City e ndjek. “Topçinjtë” mposhtën me rezultatin e ngushtë 2-1 skuadrën e Aston Villa dhe regjistruan fitoren e pestë.

Si zakonisht shënoi sulmuesi i blerë nga City, Gabriel Jesus dhe Arsenali shkoi në pushim në epërsi. Për pak minuta pati frikë, pas barazimit të Douglas Luiz, por Martinelli për dy minuta shënoi golin e fitores.

Manchester City nuk ka treguar mëshirë kundër Notttingham Forest, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 6-0. Protagonist absolut ishte sulmuesi Erling Haaland, autor i tre golave për më pak se 40 minuta.



Në pjesën e dytë shtuan emrat në listën e shënuesve edhe Cancelo dhe Alvarez (dy gola), për këtë të fundit ishte goli i parë në Premier League.

Arsenal-Aston Villa 2-1
Gabriel Jesus 30′, Marrinelli 76′ / Douglas Luiz 74′
Manchester City-Nottingham Forest 6-0
Haaland 12′, 23′, 38′, Cancelo 51′, Alvarez 66′, 88′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!