Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Arsenal në finale të Champions League, eliminon spanjollët e Atletico Madrid

schedule22:59 - 5 Maj, 2026

schedule 22:59 - 5 Maj, 2026

Skuadra angleze e Arsenal, ka arritur të prekë finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Kjo erdhi pas fitores minimale mbrëmjen e sotme kundër Atletico Madrid, 1-0 (rezultati i përgjithshëm 2-1).

Ndeshja ishte pothuajse e barabartë statistkisht, mirëpo dallimin e bëri goli i Bukayo Saka në minutën e 44′ të pjesës së parë.



Kjo shënon edhe herën e parë për Arsenal në një finale të Ligës së Kampionëve pas 20 vjetësh, kur kishte humbur nga Barcelona me rezultat 2-1.

Të mërkurën do të mësohet edhe kundërshtari i Topçinjve në ndeshjen e kthimit Bayern-PSG. Përballja e parë mes tyre në Paris përfundoi 5-4 për vendasit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!