ARRSH kallëzoi për falsifikim e mashtrim kompaninë “DH Albania”

schedule20:37 - 12 Dhjetor, 2018

schedule 20:37 - 12 Dhjetor, 2018

Kompania “DH Albania” e cila kishte fituar duke përdorur dokumente të falsifikuara tenderin e ndërtimit të rrugës Rrethrrotullimi i sheshit Shqiponja- deri tek Pallati me Shigjeta, është kallëzuar në prokurori nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për falsikim dhe mashtrim. ARRSH-ja ndërkohë mësohet se do të ribëjë këtë tender nga i cili janë të përjashtuar automatikisht dy firmat që kishin përfituar më herët tenderin 18 milionë euro.

Autoriteti Rrugor Shqiptar kallëzon në prokurori kompaninë “DH Albania” për mashtrim dhe fallsifikim dokumentash. Njëherësh ky autoritet mësohet se do të rihapë tenderin për ndërtimin e lotit të parë të projektit të “Rehabilitimit të segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1”, por nga ky tender tashmë janë të përjashtuar dy firmat që e kishin fituar më herët tenderin “DH Albania” dhe Biba X.

Autoriteti Rrugor shqiptar, nëpërmjet një kallëzimi të firmosur nga titullari i saj afrim Qëndro, i kërkon prokurorisë të hetojë kompaninë “DH Albania” e cila ishte shpallur fituese në nëntor të këtij vitit të bashku më kompaninë BiBA X të tenderit për lotin e parë të Unazës së Madhe, tendër ky me vlerë mbi 22 miliardë lekë të vjetra, ose rreth 18 milionë euro.

Sipas kallëzimit të ARRSH-së depozituar pranë Prokurorisë së Tiranës, kompania “DH Albania” ka paraqitur dokumente te rreme në lidhje me të dhënat e shoqërisë mëmë “Dunwell Haberman” në SHBA. Në aktin e themelimit të dorëzuar në QKB pretendohet se kompania është themeluar në 25 qershor të vitit 1998, kur në fakt rezulton se data reale e themelimit është 25 qershor 2018. Por sipas Arrash ky nuk ka qenë fdokumenti i vetëm i falsifikuar i përdorur për të marrë pjesë në tenderin me vlerë 18 milionë euro.

Aktualisht ARRSH ka pezulluar jo vetëm kontratën, por edhe të gjitha punimet në lotin e parë që ishte fituar nga DA Albania dhe Biba X.
Zëri i Amerikës në versionin shqiptar shkruante të marten se po rriten dyshimet rreth firmës së regjistruar në Delaware të SHBA, Dunwell Haberman, e cila përmes falsifikimit të dokumenteve të regjistrimit kishte arritur të siguronte dy kontrata me vlerë prej rreth 30 milionë eurosh nga qeveria shqiptare. Firma kryente biznes me emrin DH Albania dhe në regjistrat kombëtarë si përfaqësues i saj figuron 26-vjeçari Avdjol Dobi. Sipas informacioneve të përcjella nga Zëri i amërikës ka dyshime se pas kësaj skema është një ndër biznesmenët e njohur në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!