Arrihet akordi/ Milani përforcon mbrojtjen, 23-vjeçari zbarkon nesër në Itali

schedule22:14 - 21 Janar, 2021

schedule 22:14 - 21 Janar, 2021

Marrëveshja është arritur, Fikayo Tomori është goditja e tretë e Milanit në këtë merkato. Kuqezinjtë kanë arritur akordin me Chelsea dhe 23-vjeçari anglez do të zbarkojë nesër në Milano.

Qendërmbrojtësi vjen te Milani në huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit. Një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Stefano Piolit, i cili mund ta aktivizojë lojtarin dhe në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Tomori ka dalë nga moshat e “Bluve të Londrës”, teksa është aktivizuar rregullisht me kombëtaret e moshave të Anglisë. Nëntorin e vitit 2019 debutoi edhe me kombëtaren e madhe në takimin Kosovë-Angli.

Lojtari defensiv do të kryejë nesër vizitat mjekësorë dhe më pas do të prezantohet si përforcimi i fundit i Milanit, ekipit që kryeson kampionatin italian të futbollit. /abcnews.al