Një shqiptar u arrestua në Itali pasi u kap duke transportuar një sasi të madhe kokaine të fshehur në automjet.
Policia sekuestroi rreth 45 kilogramë lëndë narkotike, me një vlerë që në treg arrin mbi 2 milionë euro.
Pas kontrolleve, policia gjeti brenda makinës, rreth 40 pako kokaine, secila me peshë rreth 1 kilogram.
Kontrolli vijoi edhe në banesën e të arrestuarit dhe në një automjet tjetër në pronësi të tij, ku u gjet edhe 1 kilogram shtesë kokainë si dhe rreth 10 mijë euro cash.


