Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet ‘Rambo’ shqiptar në Itali, i akuzuari për 27 grabitje jetonte në pyll

schedule21:09 - 14 Prill, 2021

schedule 21:09 - 14 Prill, 2021

Një 48-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë Italiane në Genova. Mediat italiane raportojnë se shqiptari është arrestuar për shkak se akuzohej për 27 grabitje banesash.

Shqiptari është identifikuar si Zef Tirtja, ndërsa policia ishte në kërkim të tij, ai ishte arratisur në pyll ku edhe jetonte në një tendë.

Nga përgjimet e telefonatave me miqtë, ai u thoshte “Në Itali, nëse punon mirë bën shumë para. Unë duhet të fitoj shumë para që të kthehem në Shqipërinë time”.
48-vjeçari dyshohet se grabiste shtëpitë, teksa pronarët ndodheshin në gjumë. Për shkak se shqiptari ishte shpërngulur për të jetuar në pyll, efektivët italianë i kishin vendosur nofkën “Rambo i hajdutëve”. E.L/abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!