Arrestohet nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja

schedule10:40 - 23 Janar, 2025

schedule 10:40 - 23 Janar, 2025

Është arrestuar nga policia e Krujës, Ariel Rraja nipi i ish deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe djali i Flamur Rrajës. Ariel Rraja është arrestuar ditën e djeshme dhe ishte në kërkim për dhunën që së bashku me babain e tij ushtroi ndaj Kujtim Cacës.

Ngjarja ka ndodhur në tetor të 2024. Konflikti midis Flamur Rrajës dhe Kujtim Cacës nisi për një kanal që ndan banesat e tyre.

Për këtë ngjarje në nëntor u arrestua edhe Flamur Rraja që më pas u la i lirë  pasi prokurori i çështjes vendosi procedimin e tij në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!