Morinë- Një 22-vjeçar është arrestuar në Morinë, pasi ka tentuar të kalonte në kufi një të mitur, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë. Gjithashtu nga policia është arrestuar edhe pasagjeri që udhëtonte me 22-vjeçarin për moskallëzim të krimit.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar në dalje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin 22 vjeç, i cili udhëtonte me shtetasin 18 vjeç dhe me një shtetase 14 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa me datë 28.09.2025, në DVP Durrës, kanë kallëzuar familjarët e 14-vjeçares, për largimin e saj nga banesa. Sakaq, vijojnë hetimet për rastin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/

