Arrestohet në Dubai Elson Reçi, i shpallur në kërkim si organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit. Gazetari Ervin Leka raporton se ndalimi i Reçit është bërë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Elson Reçi dyshohet se ka organizuar atentatin ndaj Preng Gjinit në vitin 2020 në zonën e Vasil Shantos, si hakmarrje për vrasjen e xhaxhait të tij Kastriot Reçi me snajper në janar të vitit 2020 në Rrëshen.
Në maj të këtij viti, SPAK njoftoi goditjen e shtatë grupeve kriminale, njëri prej të cilëve drejtohej nga Elson Reçi. SPAK zbardhi edhe atentatin e vitit 2020 në zonën e Vasil Shantos në Tiranë, ku u hodh në erë makina me të cilën udhëtonte Preng Gjini, i cili mbeti i plagosur rëndë në atë kohë.
Në dosje thuhet se personi që kreu atentatin është nipi i Kastriot Reçit, Elson Reçi. Sipas prokurorisë, Elson Reçi informohej për objektivin nga zyrtari i policisë Klodian Shahini./abcnews.al


