Pash Marku nga fshati Gziq i Mirditës është vënë në prangat e Policisë, pasi është kapur në flagrancë duke ndezur 3 vatra zjarri në zonë.
Sipas Policisë së Shtetit, 65-vjeçari Pash Marku, në kuadër të operacionit “Piromani”, pas një pune që zgjati rreth 3 ditë në terren…
Gjatë arrestimit, 65-vjeçari dyshohet se kishte ndezur 3 vatra zjarri në fshatin Gziq, duke djegur një sipërfaqe pyjore prej rreth 400 metrash katrorë.
Vatrat u vunë menjëherë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse, në bashkëpunim me Policinë.
65-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Nga veprimet hetimore, Policia dyshon se Marku mund të jetë autor edhe i disa rasteve të tjera të zjarrvënieve të ndodhura në territorin e Bashkisë Mirditë.
Pas arrestimit të tij, ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, i cili bëri thirrje Prokurorisë për hetim të plotë dhe ndëshkim të autorëve, nëse fajësia provohet.
“Tani është radha e drejtësisë.|
Apeli im për Prokurorinë është i drejtpërdrejtë: kjo çështje duhet të shkojë deri në fund. Hetim i plotë, prova të plota dhe përgjegjësi penale për autorin, nëse fajësia provohet, ashtu siç dhe vetë autori e ka pranuar në momentin e arrestimit të tij.
Asnjë autor i zjarrvënieve të qëllimshme nuk duhet të llogarisë se do t’ia hedhë paq.”
Në reagim, Ministri thekson se autorët e zjarrvënieve nuk duhet të mendojnë se do t’i shpëtojnë ndëshkimit, duke rikujtuar se zjarrvënia e qëllimshme përbën vepër penale.


