Arrestohet 36-vjeçari, lëvizte i dehur dhe pa autorizim

schedule09:30 - 4 Maj, 2020

schedule 09:30 - 4 Maj, 2020

Policia e Durresit ka arrestuar në flagrancë një 36 vjeçar.

Shërbimet e Policisë bëjnë me dije se 36-vjeçari nga Durrësi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Volvo” në kundërshtim me Aktin Normativ  dhe në gjëndje të dehur në masën 1.09 mg/litër”, ndërsa sqaron se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Drejtimi i mjetit në gjëndje të dehur”.

Durrës/Informacion

Arrestohet në flagrancë një 36 vjeçar në gjëndje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të monitorimit për zbatimin e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë kontrollit për autorizimin përkatës të lëvizjes me mjet, arrestuan në flagrancë shtetasin F.K.,36 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Volvo” në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në gjëndje të dehur në masën 1.09 mg/litër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Drejtimi i mjetit në gjëndje të dehur”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!