Një vajzë 19 vjeçare, me origjinë nga Kenia, u arrestua në aeroportin Orio al Serio të Bergamos. Ajo ishte gati të hipte në një avion për në Turqi, nga ku synonte të kalonte më pas në Siri dhe t’i bashkohej një grupi xhihadist.
E reja jetonte në Milano, vinte nga një realitet i vështirë familjar dhe prokurorët zbuluan se, në periudhën e fundit, ajo kishte kontakte telefonike me njerëz të vendosur në Lindjen e Mesme. Në të njëjtën kohë, ajo kishte postuar video në internet, në të cilat ajo vetë shprehte propagandë në favor të xhihadizmit.
Siç kanë konstatuar autoritetet italiane, një burrë me të cilin ajo kishte kontaktuar ditët e fundit ka qenë gati për të “mirëpritur” 19 vjeçaren në aeroportin e Stambollit./abcnews.al