Arrestohet 18- vjeçari, dyshohet se përdhunoi të miturën

schedule11:24 - 20 Janar, 2020

schedule 11:24 - 20 Janar, 2020

Një 16 – vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një 18- vjeçar. Burime nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e plazhit në Durrës.

Në një njoftim paraprak, bëhet me dije se specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç, banues në Durrës.

Ky i fundit dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare.

Nuk dihen të tjera detaje, nëse dy të rinjtë kishin njohje të mëparshme, apo kush e ka bërë kallëzimin në polici për ngjarjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Informacion/

Nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç,banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare.

/abcnews.al