Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Arrestohen tre persona në Kukës, akuzohen për mallra kontrabandë dhe trafikim narkotikësh

schedule10:51 - 1 Shkurt, 2025

schedule 10:51 - 1 Shkurt, 2025

Tre persona janë arrestuar në Kukës për mallra kontrabandë dhe trafikim lëndësh narkotike. Në pranga ka rënë një 43 vjeçar nga Kosova pasi u kap në aksin rrugor Shishtavec-Kukës me mallra elektrike dhe ndërtimi në automjet, të cilat dyshohet se u futën në territorin e Shqipërisë jashtë pikës doganore.

Në pikën kufitare të Morinës janë arrestuar edhe dy të rinj, 24 dhe 25 vjeç, gjithashtu nga Kosova, të cilët akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Dy shtetasit udhëtonin me automjetin tip “Caddy”, i cili u përzgjodh për kontroll të detajuar. Gjatë kontrollit, policia gjeti një sasi të lëndës narkotike kanabis, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!