Arrestohen dy persona, transportonin drogë me makinë

schedule09:55 - 16 Nëntor, 2017

schedule 09:55 - 16 Nëntor, 2017

Dy persona janë vënë në pranga të cilët po transportonin kanabis me makinë në aksin rural Zall Dardhë – Muhurr në Dibër. Të arrestuarit janë Asllan Cani 47 vjeç dhe Ervin L. 22 vjeç, të dy nga Tirana.

Policia bën me dije se të arrestuarit po udhëtonin me makinën “Suzuki” me targa AA 084 FS, me të cilën transportonin dy thasë me peshë totale 20 kilogramë kanabis.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur 29-vjeçari me iniciale R.C gjithashtu nga Tirana për prodhim droge dhe mosbindje të urdhrit të policia. Ai nuk i ndaloi policisë dhe u largua.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme  për veprat  penale të lartëpërmendura./abcnews.al