Vodhën banesën e të moshuarës në Kuçovë, 2 të arrestuar

schedule14:54 - 28 Shtator, 2022

schedule 14:54 - 28 Shtator, 2022

Dy persona të cilët akuzohen se kanë vjedhur banesën e një të moshuare në Kuçovë kanë rënë në prangat e policisë.

Sipas njoftimit të bluve, dy personat e arrestuar kanë vjedhur me forcë një shumë parash, 1 telefon dhe 1 laptop, në banesën e një shtetaseje të moshuar.

Është sekuestruar shuma e parave dhe sendet e vjedhura.

Bazuar në provat e grumbulluara nga veprimet hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit E. H., 39 vjeç dhe E .B., 33 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Abcnews.al/