Arrestohen dy palestinezë në Tiranë

schedule17:30 / 07/01/2020

Dy palestinezë, që kishin ardhur si azilante në vendin tonë,  janë ndaluar nga policia në Tiranë, të akuzuar për vjedhje. Nga hetimet rezultoi se këta shtetas janë autorë të 4 vjedhjeve në banesa e lokale, që kanë ndodhur gjatë ditëve të para të janarit.

Në ditët e para të 2020 në drejtorinë e Policisë u raportuan si të vjedhura disa dyqane në qendër të kryeqytetit.

Nga këqyrja e pamjeve filmike rezultuan se autorë ishin tre shtetas me origjinë Palestineze, të cilët qëndrojnë në vendin tonë me statusin e azilkërkuesit.

I pari që ra në pranga ishte Yassine Lëali, 26 vjeç, ndërsa pak orë më pas u kap Osmane Ellabasi 24 vjeç, të dy të lindur në Palestinë e banues në Tiranë. Miku i tyre 18-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë nga policia.  

Vetëm ditën e hënë tre personat nën hetim sipas njoftimit të policisë, kanë kryer tre grabitje. Konkretisht në një dyqan, në Rrugën e Durrësit, kanë vjedhur rroba të ndryshme. Në rrugën e Kavajës kanë grabitur një farmaci dhe në zonën e ish-Bllokut kanë vjedhur aparat celular dhe një portofol.

Operacioni për prangosjen e  palestinezëve u krye nga Komisariati nr.3, ndërsa po hetohen edhe persona të tjerë të përfshirë në grabitje të cilat kanë mbetur pa autor./abcnews.al

 

schedule17:30 / 07/01/2020