Arrestohen dy doganierë në Goricë, kaluan kontrabandë 1.3 ton fasule

schedule10:55 - 8 Korrik, 2018

schedule 10:55 - 8 Korrik, 2018

Arrestohen dy doganierë në pikën e kalimit kufitar në Goricë. Gentian Keco, 34 vjeç, nga Babani i Devollit dhe Hektor Marino, 39 vjeç nga Korça u ndaluan në flagrancë nga blutë e krimit ekonomik-financiar të Korçës, me akuzën për shpërdorim detyre.

Ata dyshohet se kanë lejuar kalimin në tokën shqiptare, të një sasie prej 1.3 ton fasule kontrabandë, pa ia nënshtruar kontrollit e procedurave doganore.

Bashkë me doganierët, në pranga ka rënë edhe Petre Mitre, 27 vjec, nga Gollomboçi i Pustecit, që kishte në automjetin e tij Wolksvagen me targa Maqedonie, 1.3 tonë fasule, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. /abcnews.al