Arrestohen 6 persona në Tiranë, policia jep detajet

schedule11:58 - 17 Tetor, 2020

schedule 11:58 - 17 Tetor, 2020

Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona në orët e fundit. Sipas bluve të kryeqytetit të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një 17 vjeçar, pasi në rrugën “Kol Koçiu” gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis dhe një armë e ftohtë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin e mitur me iniciale A. H., 17 vjeç, pasi në rrugën “Kol Koçiu” gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z.R., 39 vjeç, pasi në rrugën “Fitnete Rexha”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet e iu bllokua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

-A.Gj., 30 vjeç, F.K., 39 vjeç, D.K., 33 vjeç, dhe G.M., 50 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!